12-vjeçarja hidhet nga kati i 15-të i pallatit, më pas zbulohet motivi shokues (Video)

Uncategorized

Një vajzë kineze 12 vjeçare është përpjekur të kryejë vetëvrasje duke u hedhur nga kati i 15 i dritares së një ndërtese ku ajo banonte.

Siç raportojnë edhe mediat ruse dyshohet se shkak për këtë akt kaq të rëndë për veten të jetë bërë stresi i madh i akumuluar nga vajza për shkak të ngarkesës së tepërt të detyrave që i ishin caktuar në shkollë.

Pamjet e tmerrshme të cilat shfaqen edhe në videon e postuar më poshtë tregojnë vogëlushen e cila shkëputet nga dritarja dhe fluturon nga kati i 15-të i ndërtesës.

12-vjeçarja arriti të hidhej para se zjarrfikësit të arrinin ta ndalonin, por për fat të mirë ajo përfundoi në dyshekun e shpëtimit dhe u largua me disa plagë të lehta dhe një frikë të madhe.

Duket se vajza ishte e lodhur nga sasia e detyrave të shtëpisë. Presioni i tepruar i detyrave e bëri atë të përjetojë disa probleme mendore dhe madje të përpiqej të vriste edhe veten, pavarësisht moshës shumë të re.

Me sa duket 12 vjeçarja arriti në vendimin për vetëvrasje pasi zbuloi se ajo nuk mund të regjistrohej në kurse të specializuara në qoftë se nuk kishte sjellë në përfundim një sasi të madhe të detyrave që i ishin caktuar nga ana e mësuesit.

Për fat të mirë, zjarrfikësit arritën në kohë për të shpëtuar jetën e saj, pavarësisht se vajza e re kishte kërcyer nga një lartësi prej 42 metra./bl/noa.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *