Aksident i tmerrshëm, ndërron jetë në moment i riu shqiptar

lajme

Një 31-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në Halkidiki të Greqisë, raportojnë mediat helene. 31-vjeçari i cili punonte në zonën e Galarinos në Halkidiki.

Ai ishte duke drejtuar një traktor këtë të martë, që u përmbys duke bllokuar poshtë shqiptarin, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur nga autoritet greke dhe raportimet e medieve helene.

Pasi morën alarmin mbi ngjarjen, Policia dhe forcat zjarrfikëse shkuan në vendngjarje duke nxjerrë shqiptarin e bllokuar nën traktor.

Megjithatë, sipas forcave zjarrfikëse greke, 31-vjeçari ishte i pajetë kur u nxor nga traktori. Një hetim ka nisur për zbardhjen e ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *