Bëri operacion plastik për të ndryshuar ngjyrën e syve, por i ndodh dicka që e bën të pendohet përjetë

lajme

Operacionet plastike dhe ndërhyrjet kirurgjikale për të përmirësuar pamjen e jashtme janë bërë trendi i viteve të fundit, duke shkaktuar jo pak herë pasoja të pariparueshme tek pacientët.
I tillë ka qenë edhe fati i një modeleje amerikane e famshme në Instagram e cila prj kohësh dëshironte të ndryshonte ngjyrën e syve të saj.

Nadinne Bruna, 32-vjeç iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale për t’i ndryshuar sytë nga kaf në gri. Duke qenë se në SHBA ky lloj operacioni nuk lejohet, Nadinne shkoi në Kolumbi për të realizuar ëndrrën e saj.

Por, sapo bëri transplantin e retinës së syrit, gjërat morën një rrjedhë të keqe dhe sot ajo ka shikimin e një 90-vjeçareje. Ajo ka dëmtuar nervat optikë dhe tashmë vuan nga glaukoma, një sëmundje e pashërueshme që mund të çojë në verbëri të plotë.

Ajo tha:

Kam bërë një gabim të madh. Nuk mendoj se operacionet janë të këqija, por thjesht nuk i dija rreziqet e operacionit tim dhe nuk u thellova për të mësuar mbi këto rreziqe.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *