Dalin detaje te frikshme nga makina e djegur: Viktima është ekzekutuar e më pas djegur, u gjet në sediljen e…

Uncategorized

Dalin detaje të reja nga ngjarja horror në Fushë-Krujë.

Dyshohet se viktima, që u gjet sot e karbonizuar brenda një makine të djegur, është vrarë fillimisht dhe më pas i është vënë flaka brenda në makinë. Një krim i egër, ndoshta për të humbur gjurmët.

Kufoma, e cila është e pamundur të identifikohet pasi është djegur tërësisht, është gjetur në sedilejn e pasme të mjetit të djegur. Pritet analiza e ADN-së për të identifikuar viktimën.

Ja kush mund të jetë viktima që u gjet sot e shkrumbuar në një makinë
Një automjet i shkrumbuar nga zjarri u gjet në afërsi të fshatit Borizanë të Fushë Krujës pasditen e sotme.

Madje brenda automjetit tip Volkswagen u gjet edhe një trup i djegur tërësisht. Makina është në pronësi të shtetasit Xhavit Osmani nga Mitrovica. Ai kishte hyrë në vendin tonë me këtë makinë rreth 5 ditë më parë nga Kosova.
Sakaq ende nuk është bërë identifikimi i kufomës së gjetur në makinën e shkrumbuar, ndërsa priten rezultatet e ADN-së. Dyshohet se viktima është vetë Osmani, por kjo ende nuk është konfirmuar. Automjeti është gjetur i fshehur në një rrugë rurale.
Sakaq specialistët për Krimet në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë po punojnë për identifikimin e personit të djegur dhe zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *