Dhunë mbi të jo e jo, por mos guxoni as ta…gruan! Shikoni si e ka pësuar ky burrë shkodran!

lajme

Një tjetër rast dhune në familje vjen nga Shkodra e tashmë këto raste janë bërë të zakonshme për fatin e keq. Është ende e paqartë nëse janë shtuar rastet e dhunës për shkak të problemeve të ndryshme sociale që kanë familjet në Shkodër apo është rritur ndërgjegjësimi i grave për të denoncuar bashkëshortët e tyre.

Gjykata e Shkodrës ka lëshuar urdhër të menjëhershëm mbrojtjeje për shtetasen M.D 31 vjeç pasi bashkëshorti i saj, shtetasi A.D 40 vjeç ka ushtruar dhunë psikologjike dhe kërcënime ndaj saj.

Tashmë 40 vjeçari po ndiqet penalisht në gjendje të lirë ndërsa do jetë pjesë e ligjit “për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Është vetë 31 vjeçarja ajo që ka njoftuar policinë se bashkëshorti i saj ka ushtruar dhunë psikologjike e madje e ka kërcënuar edhe me jetë.

Shtetasja M.D nuk ka duruar më duke qenë se kjo situatë është përsëritur prej disa kohësh dhe ka thirrur policinë për t’i ardhur në ndihmë duke marrë kështu urdhër të menjëhershëm mbrojtjeje nga gjykata e Shkodrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *