Dilema pse Merkel veshi xhaketë mavi në takimin me Ramën? Çfarë simbolizon, del simbolika e kancelares

lajme

Mediat ndërkombëtare në komentin e tyre për gjuhën e trupit dhe kodin e veshjes për liderët globalë, shkruajnë se kancelarja Angela Merkel përcakton natyrën e takimeve që ajo zhvillon nëpërmjet ngjyrës së xhaketave.

Çfarë simbolizon xhaketa mavi e Merkel në takimin me Kryeministrin shqiptar Edi Rama?

Nëse do t’u referohemi mediave ndërkombëtare, sipas tyre kancelarja gjermane e vesh xhaketën ngjyrë mavi sa herë që zhvillon takime më pak formale dhe ku diskutohen tema të nxehta.

Takimi rezultoi se ishte i tillë. Kancelarja Merkel nuk tha një “Po” të qartë për hapjen e negociatave me Shqipërinë.

“Gjatë javëve të ardhshme, ne do të krijojmë mendimin tonë përfundimtar, nëse ka akoma disa gjëra që duhen realizuar, apo është bërë përparim i mjaftueshëm…”, tha ajo para takimit me Ramën.

Mbetet për t’u parë nëse herën e ardhshme Merkel do veshë ndoshta një xhaketë të gjelbër, për të patur një përgjigje pozitive për Shqipërinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *