Djali nga Dibra 24-vjeç me super makinë 20.000 euro, policia nis hetimin e pasurive të tij të paligjshme

lajme

Policia ka nisur hetimin pasuror për një 24-vjeçar, ndërsa i është sekuestruar një automjet me vlerë 20 mijë euro.

Njoftimi i Policise:
Ka nisur hetimi pasuror në ngarkim të shtetasit Florjan Zeqja i cili është kapur në datën 25.04.2018, nga Policia e Dibrës, për llogari të shtetit Italian i sekuestrohet një automjet me një vlerë rreth 20.000 Euro.Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, në vijim të punës për identifikimin dhe sekuestrimin e pasurive të vendosura si rezultat i veprimtarive kriminale, ka nisur procedimi pasuror në ngarkim të shtetasin Florjan Zeqja, 24 vjeç, banues në Maqellarë-Dibër, i cili është kapur në datën 25.04.2018, nga forcat e Drejtorisë së Policisë Dibër, për llogari të shtetit Italian, i dënuar me me 6 vjet burg, për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”.
Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, ka sekuestruar automjetin tip “Mercedez Benz – CLS” me targa AA 010 TK, që kap vlerën rreth 20.000 Euro, në pronësi të shtetasit F.Zeqja, ku dyshohet se kjo pasuri ka ardhur si rezultat i veprimtarive kriminale, të kryera nga shtetasi i lartëpërmendur.

Vijon hetimi pasuror për të gjitha pasuritë që ka, ky shtetas ose që mund ti ketë fshehur.
Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprën penale “Pastrim produktesh të veprës penale”, parashikuar nga neni 287, I Kodit Penal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *