Donin të kapnin me zor 13-vjeçaren, babai i të riut: Nëse djali im ka gisht, le të varet

lajme

Tre të rinjtë që tentuan të përdhunonin një 13-vjeçare nga fshati Arapaj i Roskovecit janë lënë sërish në burg sot nga Gjykata e Fierit.
Redion Tereziu, 22 vjeç, Jorges Dosti, 24 vjeç, Marjus Çalameni, 24 vjeç, u arrestuan tre ditë më parë pasi prindërit e adoleshentes e gjetën atë të lidhur me litar në një shtëpi të pabanuar shumë pranë shtëpisë së tyre.

Familjarët e njërit prej të dyshuarve thonë se djali i tyre është i pafajshëm dhe për këtë pretendojnë se kanë edhe dëshmitarë.

Ka qenë babai i Marjus Calamenit, i cili ka folur sot për mediat jashtë gjykatës së Fierit dhe ka thënë se i biri u ka dhënë shokëve të tij biçikletën dhe është arrestuar vetëm sepse biçikleta e tij u gjet në vendngjarje.

Izet Calameni tha se i biri ka qenë duke vjelë domate dhe se ka 40 dëshmitarë për këtë gjë.

Por ka qenë shumë ekstrem në rast se e kundërta do të ishte e vërtetë.

Ai ka thënë:

Im bir është i pafajshëm dhe për këtë kam dëshmitarë. Por nëse ka gisht në ngjarje le të varet.”
Tre të rinjtë dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë marrë forcërisht të miturën, pasi njëri prej tyre kishte folur shpesh me të në Facebook.

Jorgest Dosti fliste me vajzën në rrjetet sociale dhe nëna e tij e merrte të miturën ta ndihmonte për të mbjellë apo vaditur lulet tek kopshti i shtëpisë që po ndërtohej aty pranë, ku edhe ndodhi ngjarja.

Pikërisht Dosti dyshohet të jetë edhe ai që ka inskenuar gjithë situatën dhe ka thirrur shokët para se të ftonte edhe vajzën në shtëpinë e papërfunduar.

{“effects_tried”:0,”photos_added”:0,”origin”:”gallery”,”total_effects_actions”:0,”remix_data”:[“add_photo_directory”],”tools_used”:{“tilt_shift”:0,”resize”:0,”adjust”:0,”curves”:0,”motion”:0,”perspective”:0,”clone”:0,”crop”:0,”enhance”:0,”selection”:0,”free_crop”:0,”flip_rotate”:0,”shape_crop”:0,”stretch”:0},”total_draw_actions”:0,”total_editor_actions”:{“border”:0,”frame”:0,”mask”:0,”lensflare”:0,”clipart”:0,”text”:0,”square_fit”:0,”shape_mask”:0,”callout”:0},”entry_point”:”create_flow_fte”,”total_editor_time”:174,”total_draw_time”:0,”effects_applied”:0,”uid”:”B0391A68-6865-42DE-9594-145FFC15BE14_1526557809148″,”total_effects_time”:0,”brushes_used”:0,”sources”:[],”layers_used”:0,”width”:2208,”height”:1242,”subsource”:”done_button”}

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *