“E kam të pamundur të jem, prandaj…”, e prisnin në gjykatë, ja ku ndodhet Adriatik Llalla…

lajme

itën e sotme, në orën 10:00 ka nisur seanca dëgjimore në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit për ankimimin e komisionarit publik, në lidhje me vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për ndërprerjen e procesit të rivlerësimit për ish-Kryeprokurorin Adriatik Llalla.

Në nisje të seancës është lexuar prokura në turqisht, por e përkthyer në shqip dhe me vulë apostile, mes të cilës ish-kryeprokurori Llalla ngarkon si përfaqësues të tij avokatin Sokol Hazizaj.

“Emëroj si përfaqësues ligjor avokatin Sokol Hazizaj, i jap të drejtën për të më mbrojtur apo përfaqësuar para cdo organi gjyqësor. Në kushtet kur kam marrë dijeni për orën dhe datën e gjykimit ditën enjte 31.5 2019 në orën 1- prapë KPA do të gjykohet në seancë gjyqësore publike cështja nr 1 e vitit 2018, për ankimin që komisioneri publik ka bërë kundër vendimit të KPK për rivlerësimin. E kam të pamundur të jem i pranishëm apo të paraqitem, si dhe më pas autorizoj caktoj si përfaqësues të posacëm ligjor avokatit Hazizaj për të më përfaqësues gjatë dhe gjithë gjykimin në mungesën time,

Avokatit i njoh të drejtën që të më mbrojë të paraqesë cdo anekesë dhe të grumbullojë prova dhe ti paraqesë ato para KPA”, ka qenë përmbajtja e prokurës.

Nderkohe qe mesohet se Llalla ndodhet ne Turqi. Burimet konfirmojne krahas vendit ku ndodhet ish kryeprokurori, edhe faktin se prokura ne turqisht, eshte firmosur prej tij pardje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *