Erdogan kërcënon hapur Greqinë: Pyesni gjyshërit, kujtoni historinë, do t’ju bëjmë…

Uncategorized

Tone te ashpra dhe kercenime mes Turqise dhe Greqise. Se fundi, presidenti turk Erdogan i ka leshuar mesazh te qarte kercenues Greqise, teksa i ka kujtuar te rifreskojne kujtesen dhe te sjellin ne mendje ate qe turqit i bene gjysherve dhe baballareve te tyre.

Tensioni u rrit pas debatit te fundit me ishujt e kontestuar dhe ate qe cilesohet si zona gri në Egje.

“Kujtoni historine, nese nuk e dini ose mbani mend, shkoni e pyesni gjysherit e baballaret. Nëse na detyrojnë atehere ne do të bëjmë ate që kanë bërë më parë baballarët dhe gjyshërit tanë. Ata nuk duhet të thonë gjëra që i kalojnë madhësinë e trupit të tyre”, tha Erdogan duke ironizuar direkt presidentin grek Pavlopulos, i cili i beri thirrje Turqise te sillet ne menyre te pergjegjshme dhe te respektoje rregullat ne rajon, raportojne mediat greke.

Vetem nje dite me pare Erdogan shenjestrpoi keq edhe NATO-n, teksa i kerkoi llogari se nuk po vepron si duhet, pasi nuk eshte aty ku vendet kane nevoje.

“Na thirret ne Afganistan, erdhem, na thorret ne Ballkan, erdhem, NATO ku je tani?-tha Erdogan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *