Eshtë parë gjithmonë si një njeri i pushtetshëm, ja disa gjëra që nuk i keni ditur kurrë për Papën

lajme

Papa është parë gjithmonë si një njeri i pushtetshëm. Shumë njerëz kthejnë sytë dhe besojnë tek kjo figurë, por është e çuditshme se sa pak dimë për ta.
Mund t’ju kenë thënë se disa prej tyre kanë fëmijë, apo që papët nuk e kanë quajtur përherë qytetin e Vatikanit si shtëpinë e tyre, por ka ende shumë gjëra të cilat ne nuk i dimë në lidhje me ta.

Disa prej tyre po jua tregojmë më poshtë:

Pak histori:


5 nga 266 Papët e Kishës Katolike kanë lindur në Siri. Me një popullsi prej 18 milionë banorësh, kjo është një shifër shumë e mirë. Ata kanë qenë: Papa St. Peter, Papa St. Anicetus, Papa John V, Papa Sergius I, Papa Sisinnius, Papa Constantine dhe Papa St. Gregory III. Të gjithë këta janë qenë sirianë. Prej shekullit VIII nuk ka pasur më asnjë papë me origjinë nga Siria

Pranimi:

Preandori i parë romak që ndihmoi në përhapjen e krishtërimit ishte Kostandini. Bisedimet e tij të shumta për kristianizmin i dhanë rëndësinë e duhur fesë. Për vite me radhë romakët i përndoqën të krishterët, por çdo gjë ndryshoi kur në pushtet erdhi Kostandini.

Gjoni i Madh:

Papët i zgjedhin gjithmonë emrat në nder të paraardhësve të tyre. Siç duket, Papa Gjoni është më i respektuari, pasi Gjon është emri më i përdorur mes Papëve. Gjon është përdorur 23 herë dhe në vend të dytë vjen Gregori e më tej Benedikti, i përdorur 16 herë.

Kockat e shenjta:

Në nëntor të vitit 2013, Papa Françesku tregoi diçka që publiku nuk e kishte parë kurrë. Bëhet fjalë për eshtrat e Shën Pjetrit, të cilat u bënë publike atë ditë. Një pjesë e eshtrave u zbuluan gjatë një gërmimi nën Bazilikën e Shën Pjetrit, pas Luftës së Dytë Botërore. Megjithatë, ka shumë arkeologë që dyshojnë në vërtetësinë e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *