Hashash në zyrë për ç’lodhje, kjo është kompania ku punonjësit bëjnë kokrrën e qejfit

lifestyle

Të kalosh orë të tëra para një kompjuteri, sjell stres dhe lodhje, simptoma të cilat mund të na çojnë pa e kuptuar drejt depresionit. Për ta shmangur këtë, një kompani në Rimini ka vendosur t’ua heq këtë lodhje përmes një mënyre që mesa duket rezulton efektive. Punonjësit mund të pinë hashash në zyrë.

Stafi i kompanisë që merret me marketing mund të konsumojë biskota apo çajra në bazë të të cilave është marijuana. Ideja e kësaj strategjie erdhi nga vetë drejtori ekzekutiv i cili mendon se gjithçka do të shkojë më mirë nëse nëpër zyra krijohet një ambient i qetë dhe relaksues.

Sigurisht, ka patur nga ata të cilët e kanë kundërshtuar këtë zgjedhje, por ata kanë argumentuar duke vënë theksin në objektivin final. Përveç konsumimit të hashashit, kjo kompani duket se ka mjaft lehtësira të tjera. Oraret janë fleksibël, punonjësit mund të shlodhen në sallën e relaksit e ndërsa në darkë, mund të shkojnë nëpër club-e. Paguan shefi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *