Humbi fare, s’do ta besoni ç’i ka ndodhur Sophies së Arjan Çanit

lifestyle

Andonia Dobi është bukuroshja që u njoh gjerësisht si Sophia e Arjan Çanit dhe u largua nga ekrani në mënyrë të dyshimtë.
Nga një modele e hijshme dhe elegante, ajo ka ndryshuar deri diku, duke habitur shumë fansat e të gjithë ndjekësit.

Ditën e djeshme Andonia lajmëroi shtatzëninë dhe me sa duket, nga format e rrumbullakosura, e reja duhet të jetë në ditët e fundit të shtatzënisë.

Ajo postoi një foto me partnerin ku tregon barkun nën një fustan të bardhë dhe elegant.

Të dy, bashkë me miqtë e tyre kishin organizuar një babyshower për princeshën e vogël që pritet të vijë në jetë.

Krahas fotove, Andonia shkruan:

Bebes sonë: Nuk të kemi takuar akoma por mami dhe babi janë kaq të dashuruar me ty sa fjalët nuk mund ta përshkruajnë. Ne ndjejmë çdo lëvizje, gjuajtje tënden dhe dita jonë bëhet më e bukur. Deri tani nuk e kisha imagjinuar kurrë që në botë ekziston një ndjenjë e tillë. Ne falenderojmë Zotin çdo ditë që na dha mundësinë të jemi prindërit e tu. Mami dhe babi të duan më shumë se jetën e tyre”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *