“Humbi jetën se e rrahën policët”, publikohen pamjet e të riut nga morgu i Korçës

lajme

Vdekja e të riut ditën e sotme në komisariatin e Korçës ka tronditur familjarët e tij.
Enea Ftoi 27 vjeç u tha se u gjet i vdekur sot në qelitë e paraburgimit të këtij qyteti. Ai ishte baba i tre fëmijëve, ndërsa familjarët e tij kanë thënë se i riu është dhunuar nga efektivët e policisë.

Së fundmi janë publikuar edhe imazhet e tij nga morgu i qytetit, ku pritet që tre ekspertë të kryejnë autopsinë e të riut. Në foton e publikuar shihet se i riu ka shenja dhune në fytyrë , të lokalizuara në pjesën e syrit dhe mbi vetull.

Foto është publikuar pikërisht nga familjarët e tij, të cilët thonë se ai ka humbur jetën nga dhuna e vazhdueshme gjatë shoqërimit në ambientet e komisariatit.

27-vjeçari Enea Ftoi ishte arrestuar për vjedhje me dhunë, ndërsa paraprakisht thuhet se vdekja ishte natyrale pasi ai ishte përdorues i heroinës.

Ftoi ka qenë edhe më herët i dënuar për vjedhje dhe herën e fundit u arrestua pasi i vodhi me dhunë varësen e floririt një qytetareje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *