“Ishte në gjendje të rëndë, vetëm bërtiste”, aksident i rëndë, përplas turistët dhe largohet

lajme

Një aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e sotme në urën e Rinasit.
Sipas informacioneve paraprake, një person ka mbetur i plagosur rëndë.

Në aksident janë përfshirë një makinë dhe një motor me të cilin udhëtonin një çift turistësh të huaj rreth moshës 45 vjeç.

Burime për JOQ, raportojnë se shkak për aksidentin u bë një hyrje e gabuar nga ana e makinës me drejtues një shofer shqiptar.

Ai është larguar pasi ka përplasur me makinë çiftin e turistëve, por ka rënë më vonë në prangat e policisë.

Një dëshmitar nga vendngjarja ka deklaruar:

Pershendetje JOQ, aksident ne uren e Rinasit. I preu rrugen motorrit njeri me makine dhe u largua por e kishin kap m vone. Ishin turista dhe ai qe drejtonte motorin ishte n gjendje t rend dhe vetem bërtiste.”/ JOQ

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *