Ismet Haxhia zbulon se kush i eleminoi Haklajt qe terrorizuan Berishen

Uncategorized

Eleminimi thuajse i të gjithë familjes së Haklajve, të cilët ishin kundërshtarë të pushtetit të Berishës gjatë fundit të viteve ’90 mbetet ende një mister i pazgjidhur.

Megjithatë, një ndër dëshmitarët e asaj periudhe, Ismet Haxhia, i akuzuar për vrasjen e Azem Hajdarit thotë se vendimi për heqjen qafe të tyre, të vëllait të tij Izet Haxhija si edhe të Nehat Kullës është marrë në një tavolinë në një hotel të njohur të Tiranës me pjesëmarrjen e politikanëve të lartë të vendit si Sali Berisha, Pandeli Majko, Ilir Meta apo Petro Koçi.

“Këshilltari i një ministri, erdhi më takoi dhe më tha: Ismet, ruajeni Izetin, mos të qarkullojë as në Tiranë dhe as në Shkodër, sepse është vendosur ta likuidojnë. Në tavolinën ku është vendosur likuidimi i vëllait tim, Izetit, i Haklajve dhe i Nehat Kullës, ka qenë Berisha me Genc Pollon, Majko me Ilir Metën dhe Petro Koçi, i cili në atë kohë ka qenë ministër i Brendshëm. Petro Koçi dha dorëheqjen më pas, sepse e kishte mik Sherif Bashën, dhëndrin e Haklajve dhe nuk donte të bëhej pjesë e asaj vendimmarrjeje. Ka thënë që ne jemi shtet dhe duhet të luftojmë me ligjin e jo me vrasje. Më pas, e mori në dorë Spartak Poçi, i cili doli me deklarata duke thënë se kemi eliminuar 40 banda”., – thotë Haxhia në një intervistë për Panorama.

Vrasja e Shkëlqim Haklajt në fillim të vitit 1999 ndezi zjarrin në Tropojë duke sjellë më pas edhe një lum të gjatë ekzekutimesh. Ajo është pikënisja e të gjithë krimeve të asaj periudhe të Tropojë, të cilat nuk janë zbardhur thuajse fare. /albeu.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *