Ja kush janë shenjat e horoskopit që tradhtojnë më shumë

lajme lifestyle

Edhe pse dikujt i mungon besa për narcizisëm, rebelim, pasiguri apo butësi, nuk ka rëndësi, sepse gjithsesi për tradhti bëhet fjalë… me pasoja të pashmangshme dhe shkatërruese!
Thuhet se “më mirë të parandalosh sesa të kurosh”, ndaj nëse preferoni të verifikoni më herët shkallën e pabesisë së atij apo të asaj, është rasti që të konsultoheni me yjet.

Dashi

Flasim për Dashin nuk duhet të mashtroheni për “brirët” mbi kokën e tij! Ai tradhton me dëshirën e pastër për pushtim dhe nevojën e madhe për konfirmim. Por zjarri i pasionit fiket për aq kohë sa mund të shqiptohet kjo fjalë.

Binjakët

Ja tradhtari serial i horoskopit, më i pabesi i shenjave zodiakale! Tradhtinë ai e konsideron si një lojë të thjeshtë dhe të padëmshme, ndërsa atë e përdor si një “ilaç” kundër stresit. Me këtë justifikim ai kalon pa u “lagur”!

Peshorja

Narcistë dhe sipërfaqësorë, shenja e peshores mund të kënaqet lehtë me vëmendjen e të tjerëve, një ilaç i mirë për autostimën e tyre. Nëse heq dorë nga tradhtia, këtë nuk e bën në emër të dashurisë, por nga frika se mos humb partnerin/en zyrtar/e.

Akrepi

Nuk do ta pranonte kurrë një tradhti duke e gjykuar në mënyrën më të tmerrshme, por gjithë këtë urrejtje në fakt e ka nga dëshira e tij e errët për të qenë i pabesë. Nëse i dorëzohet tundimit, ai këtë e bën me përkushtim më të plotë, aq shumë sa edhe mund të heqë dorë nga vetvetja.

Shigjetari

Aventurat e kënaqin, i jeton shpesh si një lojë, por në anën tjetër Shigjetari është gjithmonë i dhënë pas emocioneve dhe eksperiencave. Ai është i pabesë, por jo me zemër! Në rastin e tij nuk bëhet fjalë për një justifikim banal, në të mirë ose në të keq ai e mendon vërtet kështu!

Ujori

Më shumë sesa në tradhti ai përfshihet në ndërlikim! Ujori për nga natyra është i lirë, nuk pranon imponimet dhe nëse tradhton e bën si një lojë të pastër.

Peshqit

Premton besnikëri, por vështirë se e mban premtimin. Kënaqësia e përfshin deri në atë pikë saqë e bën tradhtar, pavarësisht se mund të jetë i dashuruar çmendurisht. Ndërsa kur tradhtohet e bën dramë të madhe, por që shumë shpejt ngushëllimin e gjen te krahët e një personi tjetër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *