Jeta tepër luksoze e të rinjve nga shqipëria /Foto

lifestyle

Jeta luksoze që bëjnë të rinjtë shqiptarë ka marrë vëmendjen e mediave britanike, të cilat kanë pasqyruar aktivitetet dhe pasuritë ata zotërojnë dhe pasqyrojnë në mediat sociale.

Pikërisht, Daily Mail i ka kushtuar artikull të rinjve shqiptarë të cilët zotërojnë makina luksoze, veshje dhe orë të markave të njohura si edhe mbajnë tigër si kafshë shtëpiake.

“The Rich Kids of Albania” është një faqe në Intagram postimet e së cilës të bëjnë të qash, teksa shikon drekën që do konsumosh në shtëpi”, shkruan Daily Mail.

Të rinjtë gjejnë kënaqësi në ekspozimin e jetës së tyre luksoze, nga përhapja e kartëmonedhave mbi makina të shtrenjta apo deri tek mbushja e vaskës me to.

Ata padyshim e shijojnë jetën që bëjnë dhe nuk kanë asnjë problem në të treguarit e pasurisë së tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *