Kanë tre muaj që kanë bërë publike fejesën e tyre, ndahen Stresi dhe Kejsi?

lajme

Kanë tre muaj që kanë bërë publike fejesën e tyre, por ajo që ka ndodhur së fundmi ka ngritur dyshimet se mes Stresit dhe Kejsit ka një krizë.
Kjo pasi, reperi i njohur nuk publikon më foto me të dhe në profilin e tij në Instagram janë fshirë të gjitha fotot që kishte me Kejsin.

Kjo gjë ka shkaktuar reagime tek ndjekësit, të cilët mendojnë se çifti i ka dhënë fund lidhjes.

Mirëpo, Stresi ka thënë krejt të kundërtën ditën e sotme. I ftuar në emisionin “Fun Day” të Fatma Methasanit, ai ka thënë se Instagramin ja kanë marrë hakerat.

Sipas tij këta persona kanë fshirë të gjitha fotot ku ai shfaqej me Kejsin, ndërsa fotot dhe postimet e tjera i kanë lënë.

Ndër të tjera, Stresi ka rrëfyer se kanë në plan që të martohen shumë shpejt në një dasmë tradicionale shqiptare, por ende nuk e kanë ndarë muajin dhe ditën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *