Këngëtari i njohur shqiptar bën tatuazh portretin e gruas, ndahet prej saj një muaj më pas

lifestyle

Një këngëtar i njohur shqiptar ka bërë një gjest mjaft romantik duke bërë tatuazh portretin e gruas së tij në gjoks.
Mirëpo nuk ka zgjatur as një muaj kur ai u shfaq sërish në derën e personit që bëri tatuazhin, kësaj here për t’i kërkuar t’ia modifikonte tatuazhin e tij.

Historia është bërë publike ditën e sotme në emisionin e radios ‘In Traffic’ku i ftuar ka qenë një prej tatuazhistëve të njohur të qytetit të Tiranës, Bledar Loloci.

Ai prej vitesh merret me këtë profesion dhe nga eksperienca e tij ka mbledhur histori të shumta tatuazhesh nga persona të ndryshëm.

I pyetur për të treguar një histori të veçantë dhe për të qeshur që i ka ngelur në mendje, Bledari ka preferuar të tregojë historinë e një këngëtari të njohur shqiptar.

Ai rrëfeu se këngëtari kishte shkuar bashkë me gruan e tij tek Bledari, por pas një muaji i kërkoi t’ia mbulonte me një figurë tjetër. Për shkak të ruajtjes së privatësisë, Bledari ka preferuar të mos përmendë emra, por thjesht të tregojë historinë.

Tani filloni të kujtoheni se kush ishte këngëtari që bëri tatuazh fytyrën e gruas së tij dhe kërkoni nëse është divorcuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *