Kocka e karbon, ja si e thërrisnin në Fushë Krujë burrin që i vunë flakën në makinë?

lajme

Mbetje kockash dhe miza që fluturojnë në ajër, bashkë me copat e karbonit. Kjo është ajo që duket se ka ngelur në vendin ku një person u shkrumbua brenda makinës së tij në fshatin Derven, në afërsi të Fushë Krujës.
Ka qenë gazetari i ABC News, ai që ka bërë konstatimin, duke konstatuar se ekspertët kanë realizuar një këqyrje të dobët të vendit të ngjarjes, i cili një ditë më pas duhet të ishte pastruar plotësisht.

Makina është larguar nga policia dhe grupi hetimor po merret me identifikimin e viktimës. Paraprakisht dyshohet të jetë shtetasi Xhavit Osmanit nga Pestova e Vushtrrisë.

Vendasit e njihnin Osmanin si pronar të një lokali me muzikë, në të cilin punojnë dhe vajza nga zona, ku u gjet makina e djegur.

Kështu të paktën e njohin kosovarin në Fushë Krujë.

Dyshohet se ai fillimisht është dhunuar, torturuar, vrarë, e më pas automjeti bashkë me viktimën është dërguar në fshatin Derven dhe është bërë ekzekutimi nga ish-miq nga Fushë Kruja, të 60-vjeçarit.

Megjithatë pritet ADN dhe ballafaqimi me familjarët për të saktësuar zyrtarisht nëse viktima është Xhavit Osmani, apo jo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *