Komentatori i Supersportit mes lotëve tregon pse qau pas ndeshjes Lazio-Inter (Video)

Uncategorized

Edhe komentatorët e futbollit normalisht që kanë një skuadër të preferuar.
Pas ndeshjes Lazio-Inter, të gjithë ata që e ndoqën ndeshjen në Supersport, menduan se Ylli Aga është tifoz i Lazios.

Kjo pasi atij nisi t’i dridhej teksa po shihte tifozët e Lazios të përlotur ndërsa ata të Interit festonin.

Megjithatë, ai ka sqaruar se nuk është tifoz i asnjërës prej skuadrave, por u emocionua në fund të takimit nga pamjet e një fëmije, tifoz i Lazios që qante.

Për “Panorama Sport” ai shprehet:

U preka shumë sepse ishte një nga ndeshjet me emocionuese që kam komentuar dhe kam parë në Serinë A. Në koment përgatitesh kryesisht për gjërat e përgjithshme, por një imazh i vetëm mund të mjaftojë për të të emocionuar pa fund. Mua më prekën lotët e një tifozi të vogël të Lacios… Më prekën thellësisht shumë”

Ylli Aga Lacio-Inter 2-3 on Vidnews.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *