LAJM I FUNDIT/ Opozita larg enigmës që penalizon Xhafajn! Si e shpëtoi vëllain Agron nga drejtësia italiane

Uncategorized

Edhe përfolja për intervenim të z.Xhafaj në ligjin lidhur me ekstradimet u shua nga prononcimet e zyrtareve europjane ne Tirane. Për pak dite Xhafa do pajiset nga ndonjë “laborator” me “renome” botërore me çertifikatë pavërtetësie të audiopergjimit!

Kemi shembuj analogë të vërtetimeve të siguruara nga mafja politike si rasti i Ilir Metës, Elvis Roshit apo Sajmir Tahirit…!E në përfundim del se nuk ka implikim të z.Xhafaj në këtë çështje. Natyrisht edhe ajo që është në siperfaqe e penalizon moralisht ministrin.

Por morali është është gjëja më sempliste që shqetëson politiken shqiptare për të mos thënë që është inekzistente. Mirëpo Xhafa ministër është më i renduar në këtë çështje sesa i vellai Agroni dhe nuk i shpëton dot jo vetëm largimit, por dhe as burgosjes!

Ngjarja i takon 16 viteve të shkuara kur pas burgosjes sa vëllait të tij në Itali thuhet se nga zyrtarët shqiptarë është komunikuar me autoritetet italiane dhe ju është thënë se Agron Xhafa ka qenë i infiltruar në organizata kriminale për llogari të policisë dhe shërbimeve shqiptare të anti drogës.

Kështu akoma pa bërë 30 dite arrest lirohet me kusht dhe zhduket duke ardhur në Atdhe. Nëse kjo vertetohet pasi ka mundesi që nga pala jonë jane zhdukur shkresat atëherë ministri Xhafaj duhet t’i shtrëngojë vetë prangat. Mirëpo prokuroria dhe Gjykatat italiane që vijuan hetimin konkluduan se Agron Xhafa nuk kishte portretin e një të infiltruari, por një drejtuesi të organizatës kriminale./Pamfleti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *