“Manjak” i femrave Noizy, njihuni me të dashurat VIP të reperit

lifestyle

Me natyrën e tij shumë intriguese dhe tipin e butë, që tregon në intervista dhe shpeshherë pas kamerave, duket se Noizy e ka shumë të lehtë t’i bëjë vajzat për vete.
Sidomos vajzat e showbizit me të cilat ka kontakte më të shpeshta.
Noizy fillimisht u përfol se pati një lidhje me Rozana Radin, me të cilën pati edhe dy bashkëpunime shumë të suksesshme për kohën” “Mrs. Yesterday” dhe “Fly”.

Pas Rozanës ishte Eni Koçi. Edhe me të Noizy pati dy bashkëpunime: “Je gjithcka” dhe “So hot” dhe serisht u fol se patën një lidhje, por që u mohua.

Të përfolura si të dashurat e Noizyt janë edhe dy këngëratet e njohura shqiptare nga Maqedonia, Tuna dhe Adelina Tahiri.

Ndërkohë një tjetër bukuroshe ishte Darla, me të cilën këndoi “Nuk të përzura” dhe “Ti s’me ndal’. Pas Darlës u fut në lojë Enca me të cilën realizoi këngën “Ata Nuk e Dinë” dhe “Bow Down”.

Zërave për një lidhje të mundshme me Noizyn nuk i shpëtoi as modelja super seksi shqiptare Kristin Prengaj.

Pas sherrit me Encën, vajza e cila mori vëmendjen e reperit ishte Kejsi Medini dhe e fundit është Oriola Marashi. Me te dyja vajzat reperi ka deklaruar se do të sjellë këngë.

Në media është vënë re tendenca për t’i konsideruar të gjithë këto vajza edhe të dashura të reperit.

Sa e vërtetë është ? E kush e di?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *