Në Shqipëri njihej si biznesmen, në Itali kapet nga policia si shpërndarës i madh kokaine

lajme

Eshte vene ne pranga nje shqiptar i kerkuar per si shperndares kokaine ne Itali. Policia Italiane ka arrestuar 30-vjeçarin shqiptar H.E., në aeroportin e Xhenovas.

Sipas raportimeve të mediave italiane, 30-vjeçari kërkohej nga policia e Savonas për shpërndarje kokaine. Dyshimet janë se H.E. ishte edhe furnitor i dy shqiptarëve të tjerë, një 28-vjeçari me inicialet E.D. dhe një 25-vjeçari.

Raportohet se me paratë që fitonte nga kokaina, 30-vjeçari H.E. kishte ngritur biznes në Shqipëri. Ai blinte makina në Itali dhe i sillte në Shqipëri, ku i shiste.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *