Nëse pësoni aksident dhe keni këtë grup gjaku qe e kane shumica e shqiptareve, nuk keni shanse të shpëtoni!

Uncategorized

Për ata që nuk e dinë akoma, kush ka grup gjaku 0, e ka dyfish rrezikun e vdekjes nëse preket nga plagët e rënda.

Kjo ka dalë edhe nga një studim i kryer së fundmi dhe shkencëtarët besojnë se ky grup gjaku është i lidhur me nivelet e ulëta të një agjenti koagulimi, që mund të çojë në gjakderdhje të madhe.

Sic shkruan britanikja “Mirror”, të dhënat e pacientëve të pavionit të emergjencës në Japoni, treguan se ata persona që kishin grup gjaku 0 përbënin 28 përqind të vdekjeve.

Ndërsa përqindja e vdekjeve tek pacientët me grupe të tjera gjaku, të gjithë sëbashku ishte 11 përqind.

Dr Wataru Takayama, nga Spitali Universitar Mjekësor dhe Dental i Tokios, i cili udhëhoqi punën kërkimore tha se “studimet e kohëve të fundit sugjerojnë se grupi i gjakut 0 mund të jetë një faktor me potencial të rrezikshëm për hemorragjinë“.

“Humbja e gjakut është shkaku kryesor i vdekjeve tek pacientët me trauma të rënda, por studimet për lidhjet mes grupeve të gjakut dhe rrezikut të vdekjes nga traumat, kanë qenë të pakta”, shpjegoi eksperti.

Lloji i gjakut përcaktohet nga proteinat që ndodhen në sipërfaqe të qelizave të kuqe të gjakut. Grupet e tjera kryesore të gjakut janë A, B dhe AB.

Tipi 0 mund t’i dhurohet të gjitha grupeve të tjera pa pasur asnjë efekt negativ.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *