Ngjarje tragjike/ 17-vjeçari përdhunon me forcë një të mitur në Tiranë (Foto)

lajme

Një 17-vjeçar në Tiranë është nën hetim pasi akuzohet për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”, parashikuar nga neni 101 i Kodit Penal.

Një ditë më parë, një vajzë 16-vjeçare është paraqitur në komisariatin numër 1 dhe në dëshminë e saj para uniformave blu, është shprehur se është përdhunuar nga 17-vjeçari me iniciale F.G., më 31 Mars.

Pas kallëzimit të adoleshentes një hetim ka nisur nga policia, që njofton se materialet lidhur me rastin u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *