Një artikull befasues është publikuar në mediat amerikane: Trump dhe Melania të ndarë. Ja detajet

lajme

Një artikull befasues është publikuar nga prestigjiozja “Washington Post” mbi jetën e çiftit presidencial në SHBA.

“Jetojnë nën një çati, por nuk flenë, nuk hanë dhe as kohën e lirë nuk e kalojnë bashkë”, përshkruan media amerikane e cila citon disa burime, sipas te cileve, presidenti amerikan dhe “Zonja e Parë” flenë në dhoma të ndryshme në Shtëpinë e Bardhë.

“Ai zgjohet në 5:30, sheh televizor dhe bën statuse në “Twitter”. Ajo zgjohet më vonë dhe i përkushtohet të birit, Barron. Kalojnë shumë pak kohë bashkë”, thotë një mik i presidentit.

Edhe kur janë me pushime në Mar-a-Lago, ai merret me golf dhe takon politikanë të tjerë, ndërsa ajo u rri larg kamerave.

Por edhe në Uashington, rastet kur takohen janë të rralla. Shumicën e rasteve, ata hanë të ndarë.

Por zëdhënësja e “Zonjës së Parë”, Stephanie Grisham, tregon një realitet tjetër. “Melania përqendrohet te roli i mamasë, bashkëshortes dhe Zonjës së Parë. Të tjerat janë thjesht thashetheme. Familja e kalon shumicën e darkave bashkë”, thotë ajo.

Por sipas pjesëtarëve të stafit të “Shtëpisë së Bardhë”, që duan të mbeten anonimë, Melania ka ngritur një “mur” rreth vetes në “Shtëpinë e Bardhë”. Për më tepër, marrëdhënia e saj me vajzën e madhe të Trumpit thuhet se nuk është aspak e mirë.

Kjo, për shkak të rolit që iu dha Ivankës në fillim të administratës Trump, rol që më pas filloi të zbehej. Por edhe në lidhje me këtë, zëdhënësja e Melania-s thotë se nuk ka asgjë të vërtetë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *