Një seri me super mjete disa milionëshe, kush është biznesmeni tropojan pronar i “bishave” luksoze?

lifestyle

Reklamimi i mjete luksoze në Instagram është bërë tashmë një trend i pasanikëve të rinj shqiptarë.
Ata janë kryesisht fëmijë politikanësh apo biznesmenësh që i ndërrojnë makinat e tyre super të shtrenjta dita-ditës.

Bëhet fjalë për mjete jo të zakonshme po për “bisha” të vërteta qindra milionëshe.

Një djalë i ri nga Tropoja është vënë në shënjestër të syrit kritik të qytetarëve me paradën e mjete të tij luksoze.

Bëhet fjalë për Donald Imerajn, djalin i cili kthen kokën e çdo vajze simpatike në rrugët e qytetit kur kalon me makinë.

I riu sipërmarrës i disa bizneseve në kryeqytet posedon makina të viteve të fundit dhe i reklamon ato shpesh në llogarinë e tij në Instagram.

Ai ka në pronësi një Range Rover, një Volkswagen ngjyrë metalizzato dhe një në ngjyrë të bardhë po ashtu edhe një Porsche të bardhë së bashku me disa mjete të tjera luksoze.

Secili prej mjeteve luksoze kap me afërsi një vlerë duke filluar nga 40 mijë euro.

Materialet siguruar nga @albanian_richkids

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *