Njihuni me shqiptarët skiftera që “thanin” vilat në Itali, ja pasuria e çmendur që siguronin (Foto)

Uncategorized

Tre shqiptarë jane arrestuar për vjedhje dhe grabitje në banesa dhe vila në provincat e Ankonës dhe Maceratës ne Itlai. Ata kryenin edhe 15 grabitje brenda një muaji dhe siguronin rreth 70 mijë euro.

Tre shqiptarët e arrestuar janë; Jetmir Çili, 25 vjeç, bosi, si dhe Dorjan Pjetrit dhe Kenado Pjetri, 26 dhe 22 vjeç, të cilët besohet se ishin ekzekutorët. Ata ishin dënuar për krime të ngjashme edhe më parë, si në San Benedetto, ku ndaj tyre ishin lëshuar masa sigurie me detyrim me paraqitje.

Dy vëllezërit Dorjan dhe Kenado Pjetri, kanë lindur në Shqipëri dhe jetonin në San Benedetto, të dy të njohur për policinë. Po ashtu edhe Çili i lindur në Shqipëri, jetonte në San Benedetto, ndaj të cilit ishte lëshuar një urdhër për detyrim paraqitje në polici çdo ditë.


Tre të rinjtë ishin atletë të vërtetë pasi arrinin të ngjiteshin me duar deri në katet e treta ose të katërta të ndërtesave duke u mbështetur tek telat elektrike. Prandaj, operacioni mori emrin “Alpinistët”.


Ata vepronin pas orës 19:00, ku udhëtonin nga San Benedetto në Osimo dhe qytete fqinje pranë kabinave të autostradave. Ata hynin zakonisht nga dritaret ose ballkonet duke thyer xhamat dhe më pas mbyllnin dyert kryesore për të vështirësuar hyrjen e pronarëve.

Nëse situata ishte e qetë, të tre zhdukeshin nga ndërtesa përmes shkallëve të ndërtesës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *