Noizy terbohet keq me fansin: Ik se po të q* robt, po t’shti në dhe (FOTO)

Uncategorized

Reperi Noizy është përpjekur kohët e fundit që të bëjë akte bamirësie ndaj njerëzve në nevojë, njëlloj si idhulli i tij Drake.
Shpesh ai ka postuar imazhe që tregojnë donacionet që ka bërë. Të njëjtën gjë është përpjekur të bëjë edhe ditën e sotme. Reperi ka kërkuar ndihmë nga fansat e tij në Instagram për të ndihmuar Klean e vogël, e cila duhet t’i nënshtrohet një operacioni që kushton 20 mijë euro.

Pjesa më e madhe e fansave të tij e vlerësuan këtë gjest të Noizyt, por kishte edhe nga ata që nuk folën mirë, duke i kujtuar reperit fotot e tij të disa ditëve më parë, ku dilte me tufa parash dhe ku deklaronte se fitonte 20 mijë euro në një natë.

Ata i kanë kërkuar të sakrifikojë një nga këto netët dhe ta ndihmojë vetë vogëlushen që duhet të operohet, por Noizy nuk e ka pritur aspak mirë këtë këshillë.

Ai i është kthyer njërit prej fansave:

O shok, lekët janë gjet të gjitha pa merak. Por thash ti mbledhim pak më shumë lek që ti ket vajza mbasi të dali nga spitali, por gjith ju që komentoni për fitimet e mia dhe jo për ndihmën e vajzës, zoti është i madh, mos harroni. Mbani llogaritë e mia. Lutunu zotit nuk ju ndodh kjo fatkeqësi juve se pastaj përlaseni ke unë”.
Një tjetër fans i ka komentuar ku i tregon se parat që kërkon për të mbledhur mund t’ja jepte Noizy. Reagimi i reperit ka qenë si kurrë më parë dhe i është kthyer fansit duke e sharë dhe ofenduar me një fjalor të pisët, siç e shihni në fotot e mëposhtme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *