Nuk shikon dot me sy kunatën, por ja ç’bën Roberti për vëllain e tij

lifestyle

Disa ditë më parë bëri bujë të madhe deklarata e Robert Berishës, i cili tregoi se marrëdhëniet e tij me Tunën, kunatën e tij, nuk ishin aspak të mira.

“Me Tunën as nuk dua që të takohemi. Nuk e di, për Patrisin dhe Tianin edhe jetën e jap. Unë i kërkoj falje Patrisit që nuk ishim në ditëlindjen e Tian dhe nuk do kemi mundësi të shkojmë në asnjë ditëlindje të familjes së tij, për shkak të Tunës”- ka rrëfyer Roberti.

Mirëpo, edhe pse marrëdhëniet e tij me kunatën nuk shkojnë siç duhet, Roberti ka treguar se me vëllain e tij takohet shpesh. Madje, ai e ka ndjekur atë gjatë pjesëmarrjes në filarmoninë e Kosovës.

Teksa Patrisi luan në instrument, Roberti e filmon atë duke fokusuar e zmadhuarën kamerën drejt tij dhe e ka ndarë me ndjekësit në Instagram performancën e të vëllait.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *