Presidenti Trump deklaron lajmin e pabesueshëm për mbarë kombin, bota mban frymën. Dicka pritet të…

lajme

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump njoftoi këtë të enjten se takimi i tij me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong Un do të zhvillohet më 12 qershor në Singapor, raporton CNN.

Kjo është hera e parë që një president i SHBA-së do të takohet me një kryetar shteti të Koresë së Veriut, duke shënuar një kthesë të jashtëzakonshme në marrëdhëniet mes dy vendeve që nga viti i kaluar. Kohë ajo kur kombet dukeshin se ishin në prag të konfliktit, shkruan ShkodraNews.

Trump e zbuloi datën dhe vendndodhjen e takimit të parashikuar në një postim në twitter të enjten në mëngjes.

Ky njoftim i Trump erdhi pas lirimit të tre të burgosurve amerikanë nga Koreja e Veriut.

Sakaq vendimi për të mbajtur takimin në Singapor, një shtet i pavarur i Azisë Jugore rreth katër herë më i madh se Uashingtoni, D.C., kishte kuptim për ekspertët e politikës së jashtme.

Presidenti amerikan kishte hedhur më parë idenë e mbajtjes së takimit në Zonën e Demilitarizuar, ose DMZ, që ndan Korenë Veriore dhe Jugore.

Muajin e shkuar, Kim dhe Presidenti i Koresë së Jugut Moon Jae-in u takuan në kufirin e vendeve në DMZ para se të hynin në tokën e Koresë së Jugut për takimin e tyre. /Përshtati: ShkodraNews

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *