Pukiani “cmendet” brenda në shtëpi, pasi rreh gruan, kap kunaten dhe e…

lajme

Një 50 vjeçar nga fshati Gjegjan i Pukës nuk është mjaftuar duke goditur vetëm bashkëshorten e tij. 50 vjeçari N.D ka ushtruar dhunë edhe ndaj kunatës (motrës së gruas). në këtë mënyrë pre e dhunës fizike kanë rënë shtetaset V.D dhe V.M përkatësisht 42 dhe 44 vjeçe.

Çifti në fjalë kanë patur një debat me njëri-tjetrin dhe në këtë mënyrë 50 vjeçari ka nisur që ta godasë bashkëshorten e tij. në ato momente ka ndëhyrë e motra duke kërkuar që të ndalë dhunën por 50 vjeçari nuk është ndalur por ka goditur edhe kunatën e tij e cila tentoi të qetësonte situatën. Pas kësaj ngjarje është njoftuar policia e cila ka shkuar në vendngjarje.

Menjëherë forcat e policisë kanë arrestuar 50 vjeçarin N.D pas dhunës së ushtruar ndaj bashkëshortes dhe kunatës së tij. Dhuna në familje vetëm sa vjen e zgjerohet tashmë edhe në zona të largëta si ajo e Gjegjanit. Ja njoftimi i policisë për këtë rast:

Më datë 15.05.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi N.D vjeç 50, banues në fshatin Gjegjan, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe kunatës (motrës gruas) shtetaseve, V.D dhe V.M, vjeç 42 e 44, banuese në fshatin Gjegjan. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pukë. Neni 130/a i Kodit Penal. /ShkodraNews

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *