Qenka e vërtet: Blendi Fevziu flet për largimin nga TV Klan

lajme

Ditën e sotme qarkulloi me shpejtësi në media lajmi se Blendi Fevziu dhe emisioni i tij shumë i ndjekur “Opinion” pas 20 vitesh në TV Klan, do të shkojnë në Top Channel.

Sipas “Gazeta Tema” kjo zhvendosje po ndodh pasi Fevziu ka probleme me Aleksandër Frangaj dhe fërkimet mes tyre kanë nisur pas disa intervistave të gazetarit ku është shprehur i pakënaqur dhe ka treguar ofertat e reja.

U tha gjithashtu se “Opinion” do të transmetohet në Top Channel nga e hëna në të enjte në orar prime time dhe se Fevziu ka siguruar një kontratë më të shtrenjtë se në Klan.

I kontaktuar nga “Aplenews.al, Blendi Fevziu është shprehur: “Ende nuk kam vendosur” duke lënë të kuptohej se zërat janë të vërtetë.

“Kam biseduar me Top Channel”, ka thënë gazetari i pyetur nëse ka patur një ofertë konkrete.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *