Qmendet tek Juventusi, Buffon sherr me mbrojtësin e ekipit

lajme

Humbja me Napolin në shtëpi ka turbulluar ujërat te Juventusi dhe tani situata nuk është aspak e qetë pasi kjo humbje rihapi kampionatin.
Mediat italiane zbulojnë se kapiteni i ekipit, Xhanluixhi Buffon ka qenë i tërbuar pas ndeshjes.

Buffon nuk është drejtuar në dhomat e zhveshjes si kolegët e tij, por i vetëm ka uruar një për një lojtarët e Napolit.

Më pas u fut në dhomat e zhveshjes për të shpërthyer fuqishëm duke u fokusuar kryesisht te Benatia, i cili që lejoi Koulibaly të shënonte.

Tonet e Buffon kanë qenë jashtë normales dhe kjo e ka mërzitur tepër mbrojtësin maroken.

Juventusi tashmë ka një kalendar më të vështirë, pasi është përballë detyrimit për të mos gabuar më, përndryshe vështirë të arrihet drejt titullit të 7 radhazi në Serie A.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *