Reagon Këshilltari i PD, i nxjerr krejt të fshehtat Bashës: Ja pse po më sulmon. E vërteta e familjes sime për tendrat…

lajme

Ai u akuza nga kolegët e tij demokratë, për përfitim tenderash nga qeveria, por këshilltari i PD në Bashkinë e Tiranës, Fabian Topollaj i ka quajtur shpifje. Topollaj shprehet se këto reagime janë të sponsorizuara nga kreu i PD, Lulzim Basha.

Reagimi i Topallaj

Duke qene se po me kerkohet me ngulm reagimi per nje shpifje te ulet te bere nga Lulzim Basha sikur prinderit e mi kane tuar miliona dollare tendera nga qeveria Rama ndaj dhe une jam kritik me te, nderkohe qe po pergatis dokumentat qe vertetojne jo vetem autorin, por se kjo eshte nje shpifje fund e krye, po postoj sot vetem sentezen e reagimit tim:

Prinderit e mi nuk kane asnje lidhje me asnje pjestar te deputetes dibrane Reme Lala, Arlind Lala eshte mjek stomatolog qe ka marre per nuse vajzen e xhaxhait tim. Prinderit e mi nuk kane administruar kurre ndonje biznes privat dhe asnjehere dhe ne asnje kohe ata nuk kane perftuar ndonje privilegj shteteror ne formen e ndonje leje administrative.

Dhe kurre ndonjehere ndonje subjekt privat ku prinderit e mi kane aksione, nuk ka qene pertues te ndonje procedure te vetme prokurimi publik elektronik (quhen te tilla procedurat qe organizohen nga APP, ku konkurrimi behet ne forme elektronike).

Ky sulm i ulet me behet sepse une ndoqa ne gjykate dhe anullova ne kundershtim me urdherin e Lulzim Bashes, 6 keshilltare bashkiake te Erion Veliajt dhe jam duke ndjekur procedurat per anullimin edhe te rritjes se cmimit te ujit ne Tirane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *