Rrëfimi i minorenes me të cilën u abuzua dy herë nga burri i hallës

Uncategorized

Një dëshmi shokuese eshte publikuar sonte në emisionin “Stop”, ku e mitura 15-vjeçare tha se është abuzuar seksualisht nga burri i hallës.

Ai quhet Resmi Turani dhe punon si taksist.

“Në Janar të vitit 2015, Resmi Turani më ka abuzuar seksualisht. Jeton në fshaton Bilç, afër qytetit të Beratit. Unë Resmiun e kam burrin e hallës. Ai erdhi të shtëpia ime, i mori leje prindërve për të më marrë mua që të iknim në Rinas. Unë isha 14-15 vjeç. Ai do merrte një grua që do të vinte nga Italia se është taksixhi”.

Ajo rrëfeu se prindërit nuk i dhanë leje, ndërsa xhaxhai pranoi vetëm nëse do t’i shoqëronte bashkëshortja e Resmiut, pra halla e denoncueses. Por ajo nuk i shoqëroi, pasi i shoqi i tha që nuk kishte vend në makinë. U nisën për në Rinas dhe mbërritën 1 orë e gjysmë para se të zbriste avioni i klientes që do të merrnin, ndaj dhe ai bëri xhiro me makinë në autostradë.

“U fut në një rrugicë me çakull dhe fiku makinën. Erdhi mbrapa ku isha unë dhe filloi të më zhvishte e kafshonte. Atë ditë nuk më çoi te shtëpia ime, por më la në shtëpinë e tij. Fjeta me vajzën e tij dhe me hallën. Kur shkova ditën tjetër në shtëpi, i tregova prindërve. Mami po qante dhe ia tregoi gjyshit dhe xhaxhait. Do shkoja në polici, por nëna (gjyshja) nuk më la. Mami i tha historinë nuses së Resmiut, Fajresë. Ata erdhën të gjithë si familje në shtëpinë time në darkë dhe më pyetën nëse ishte e vërtetë. Resmiu më shikonte në sy dhe më bëri me shenjë “mos trego”. Dhe unë i thashë që nuk është e vërtetë, sepse kisha frikë nga kërcënimet që më bëri Resmiu”.

Por kjo histori nuk do të mbetej këtu. Më datë 27 Korrik 2017 Resmiu shkoi në shtëpinë e saj, duke përfituar që familjarët ishin larguar dhe ndodhej vetëm i ati, që është i sëmurë mendor, me pretendimin se do ta merrte të miturën për të ndihmuar të bijën e tij me disa punë shtëpie. Por gjithçka ishte gënjeshtër dhe ai abuzoi sërish seksualisht me mbesën e bashkëshortes në makinë, duke i lidhur duart.

“La shtëpitë mbrapa dhe u fut në mes të pyllit. Fiku makinën dhe erdhi mbrapa ku isha ulur unë. Më lidhi duart, më zhveshi, më kafshonte dhe unë vetëm e gjuaja me pëllëmba, qaja dhe bërtisja”.

15-vjeçarja këtë herë e denoncoi Resmi Turanin në Policinë e Beratit për marrëdhënie seksuale kundër dëshirës së saj.

Më datë 03.11.201, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë, mbi bazën e materialeve kallëzuese të ardhura për kompetencë nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Berat, ka regjistruar procedimin penal nr. 2069/2017, për veprën penale “marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”, parashikuar nga neni 101/1 i Kodit Penal. Por ky vendim është në kundërshtim me ligjin, pasi kallëzimi i të miturës është bërë pa praninë e psikologut.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat la në burg Resmi Turanin me akuzën se ka përdhunuar mbesën 15-vjeçare të gruas së tij. Gjatë seancës që u zhvillua me dyer të mbyllura dhe që zgjati më shumë se një orë, prokuroria kërkoi burg pa afat për Turanin, deri në përfundimin e raportit mjeko-ligjor për të konfirmuar dyshimet.

Oficeri i Policisë Gjyqësore, Besmir Dervishi vendosi kryerjen e ekspertimit mjeko-ligjor, çka nuk është kompetencë e tij, por e prokurorit.

Raporti mjeko-ligjor është po ashtu i jashtëligjshëm, pasi nuk është kryer në prani të psikologut, si dhe ekspertët Idlir Frashëri, Gentian Kusta dhe Leka Papa nuk ishin mjekë të Institutit të Mjekësisë Ligjore, por të jashtëm. Ndaj dhe Resmi Turani sot endet i lirë dhe vijon të përndjekë të miturën.

“Ai doli nga burgu dhe më përndjek akoma. Dilja nga shkolla dhe më thoshte gjithmonë hajde, hip në makinë, pse nuk hipën. Biles ka ardhur një herë natën te shtëpia, i binte derës. Kam qenë në dhomë me një shoqe e mamin dhe kam marë Policinë e Beratit në telefon. Ai tha bëji fotografi makinës së Resmiut, kur të kalojë aty që të sjell patrullën. I thashë që ai s’mund të vijë me makinën e tij që të bjerë në sy dhe telefonin nuk e kam me kamera. Ju si shtet nëse më ndihmoni, i thashë, mirë do bëni. Tha nuk e sjell patrullën kot”, tregoi 15-vjeçarja.

Kamera e emisionit “Stop” provon me zë dhe figurë sesi Resmi Turani e përndjek të miturën dhe e detyron të deklarojë në noter që nuk e ka ngacmuar seksualisht.

Resmi Turani – Denoncimin e bëre ti?

Vajza – Po!

Resmi Turani – Ti i jep dum, po, jo …

Vajza – Si?

Resmi Turani – Ti po të ishte ashtu, te noterja i thoshe: Nuk dua më ta vazhdoj, e le me kaq ëëëë… Të kam respektuar dhe të respektoj prapë, në qoftë se do ta mbyllim edhe këtë, o nesër, o hyp prapë tani, është deri në 6 hapur.

Resmi Turani – Moj, s’ke punë…

Vajza – Duhet prindi. Ajo s’bën dot pa dijeninë e prindërve ose pa mjet identiteti, se ajo futet brenda.

Resmi Turani – Ajo më tha mua…

Vajza – Ajo më tha mua, po lere çfarë të ka thënë ty, se e thua ti nga mendja jote. Po ajo ashtu më tha mua.

Resmi Turani – Të tha ajo, do ta shkruaj vetë? Të tha?

Vajza – Po, por e tha ashtu për mos të rënë në sy, se më tha mua nuk bëhet ajo pa mjet, pa prindërit dhe pa kartë identiteti.

Si të mos mjaftonin të gjithë këto, ai vijon ta joshë në makinë, duke i premtuar para e celular.

Vajza – Ti duhet të më lesh mua të qetë!

Resmi Turani – Unë të kam lënë ty të qetë. Ke dëgjuar ndonjëherë, të kem sharë unë ty? Më thuaj një! Më thuaj, të kam sharë apo jo? Që kur janë bërë këto debate, ke dëgjuar llafe nga mua?

Vajza – Po mirë e mirë, po ti që the vdeksha unë për ty, të kam shpirt, të kam zemër?

Resmi Turani – Po lëre ato, çfarë thashë unë! Ti nga mua ke dëgjuar fjalë të këqija deri më sot? Më thuaj një, po pate dëgjuar, më thuaj! Mirë tani, unë po të them kështu, ti… Ti s’më beson mua? Do vish tani? Hajde! Do vish thashë, moj? Ooo? Do vish? E me do vish?

Vajza – Ik, ik…!

Resmi Turani – Ëëë?

Vajza – Ik, ik!

Resmi Turani – Hajde … hajde hip!

Vajza – Ik, ik!

Resmi Turani – Nuk do? Po shiko eee? Dëgjon, moj?

Vajza – Si? Ça the reee? Do bëhem unë pishman? Për çfarë?

Resmi Turani – A do lekë? Kishte thënë Leta që ka telefonin e çupës. Telefonin e bardhë.

Vajza – Po!

Resmi Turani – Po pra! E kam në polici. Kur ta marr, ta jap ëëë tani unë çfarë të bëj?! Do gjë tjetër? Kështu çupë! Rezmiu të ka respektuar dhe do të respektojë. Dëgjon oo.., do të respektojë prapë. Do vish tani të ikim? Hajde! Apo s’do? Apo s’pranon më me mua? Hip moj! Unë po të them, hip mo! Kishe hall, se mos të shikojnë njerëzit moj? Ëëë? Ta dinë njerëzit, që…

Vajza – Po ti e the në sy t’meje: vdeksha unë për ty, të kam shpirt, të kam zemër!

Resmi Turani – Moj, ka gjë ajo? Jo, po pati gjë ajo, thuaj? Ka gjë?

Vajza – Mbaje këtu! Do zbres, do iki në këmbë…

Resmi Turani – Jo, jo!

Vajza – Jo, jo! Këtu mbaje!

Resmi Turani – Po hajde, moj cupë!

Vajza – Mbaje, mbaje këtu!

Moderatorët e emisionit “Stop”, Saimir Kodra dhe Gentjan Zenelaj bënë apel që të tregohet kujdes për këtë 15-vjeçare, që ka kaluar këtë dramë të madhe në jetë, nga ana e psikologëve dhe instancave përkatëse që do ta rishqyrtojnë këtë çështje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *