Serbet shpallin ‘non grata’ Edi Ramen, deklarata e tij i cmendi sllavet

Uncategorized

Deklarata e Edi Ramës në Prishtinë për të zgjedhur një president të përbashkët Shqipëri-Kosovë, ka shkaktuar reagime në Serbi.

Në një deklaratë, Kryetari i Partisë Popullore të Serbisë Nenad Popoviç kërkon që Serbia ta shpallë “non grata” Edi Ramën për këtë gjë.

“Këtë e njohim si kërcënim të rrezikshëm që Shqipëria në të ardhmen planifikon ta aneksojë Kosovën, e cila me Kushtetutën tonë është pjesë e Serbisë”, citohet Popoviç nga mediat serbe.

“Kosova dhe Shqipëria do të kenë një politikë të jashtme e jo veç ambasada dhe përfaqësi diplomatike të njëjta, po pse jo një president simbol të unitetit kombëtar dhe një politikë kombëtare të sigurisë.

Mbase ky parafytyrim sot mund të mos jetë i qëllueshëm në rrafshin e racionales, por historia na këshillon se çfarë është e drejtë të ëndërrohet, nuk është e pamundur të realizohet”, u shpreh Rama dje nga Kosova.

Serbët ndër të tjera kërkojnë edhe sqarime nga ambasadori shqiptar në Beograd në lidhje me këto deklarata, raporton Ekspress.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *