Shqiptarët që jetojnë në Itali marrin lajmin e shumëpritur per te gjithe

Uncategorized

Italia është atdheu i dytë për 467.687 shqiptarë, të cilët jetojnë atje si emigrantë.

Të dhënat janë nga instituti italian i statistikave, Istat, i cili shton edhe 80 mijë të tjerë, të cilët tashmë kanë marrë nënshtetësinë italiane.

Më tej, janë edhe komunitetet me origjinë shqiptare, që jetojnë prej shekujsh në Kalabri e Sicili, duke shtuar e pakta edhe 100 mijë të tjerë.

Tani parlamenti italian mendon që ky komunitet i madh ka të drejtën e transmetimeve radiofonike e televizive në gjuhën shqipe dhe duhet të jetë RAI, radiotelevizioni shtetëror italian, ai që duhet ta përmbushë këtë detyrim, shkruan La Repubblica.Syri.net

Kërkesa është paraqitur nga deputetët dhe senatorët e komisionit të mbikëqyrjes së televizionit shtetëror, të cilit i është kërkuar të sugjerojë ndryshimet në dekretin qeveritar për shërbimin e televizionit publik për dhjetë vitet e ardhshëm.

Parlamentarët vënë në dukje që gjuha dhe kultura shqiptare në Itali duhet të mbrohet (bazuar në ligjin 482 të vitit 1999) njësoj si gjuhët katalanase, gjermanike, greke, sllovene, kroate, franceze, franko-provensale, friulane, ladine, oksitane e sarde.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *