Shqiptari qe vari veten, i zhytur ne borxhe, amanatet e dhimbshme qe kishte lene

Uncategorized

Nje burre i moshes 59- vjecare, i cili dyshohet se ka vdekur qe para dy muajsh, u gjet i varur të mërkurën mbrëma brenda një lokali të braktisur në Çarshinë e Vjetër të Gjakovës.

Behet fjale per shtetasin Ilir Rizvanolli. Trupi i pajetë i viktimës ishte dekompozuar.

Rizvanolli, edhe pse qysh në mars nuk ishte paraqitur në shtëpi, asnjëherë nuk u lajmëruar si i zhdukur nga familjarët. Gjakovari ka lënë edhe amanete

Familja Rivanolli, nga Qabrati i Gjakovës, të enjten nuk kishte hapur të pame. Humbja tragjike e 59 vjecarit, po kalohej si diçka e zakonshme brenda kësaj familje të vjetër qytetare. Kjo pasi Ilir Rizvanolli, që dyshohet se u vetëvra, kishte lënë disa amanete para se t’ia merrte vetes jetën duke u varur në litar.

Të mos hapet e pame, e që dera e shtëpisë së tij të jetë e mbyllur për tri ditë, kishte qenë amaneti i burrit gjakovar, që i kishte shënuar në një letër që u gjet afër trupit të tij të pajetë, brenda lokalit të boshatisur në Çarshi të Vjetër të Gjakovës.

59 vjeçari i varur u gjet të mërkurën mbrëma i vdekur, madje trupi i tij ishte dekompozuar dhe lokali që është pronë e vëllait të tij që jeton jashtë Kosove, edhe të enjten po kundërmonte nga aroma të pakëndueshme. Dyshohet se ai aktin e vetëvrasjes e kreu rreth dy muaj më parë, kur edhe ishte larguar nga shtëpia e tij.

Por, përkundër kësaj familja tek të mërkurën ka bërë denoncim në polici.

Gazeta Express të enjten rreth mesdite ka qëndruar në Gjakovë, tek familja e viktimës që dyshohet se u vetëvra.

Motra e viktimës ka qenë e irritur nga raportimet e mediave që janë bërë për të vëllain, pasi i ka penguar që në publik të flitet për familjen e tyre që thoshte se janë më zë në Gjakovë. Ajo tha se kanë menduar se ndodhej në Shqipëri, qysh më 16 mars 2018, prej kur nuk është parë më.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *