Shqiptari shkakton panik në gjykatën greke, i merr armën polices dhe qëllon paditësin

Uncategorized

Një situatë paniku dhe ankthi e shkaktuar nga një shqiptar është krijuar ditën e djeshme në Gjykatën e Gytheio të Greqisë.
Një 41-vjeçar i quajtur Dritan M.i mori armën një prej oficereve të policisë që kishte pranë dhe kërcënoi me armë ata që e kishin paditur.

Jo vetëm kaq por ai duke përfituar nga mungesa e vëmendjes kërcënoi me armë se do të largohej.

Në ambientet e gjykatës në ato momente ndodhej edhe djali 5-vjeçar i punonjëses së policisë.

Mediat greke shkruajnë se shqiptari mori armën dhe iu afrua personit që e kishte paditur për shpifje dhe akuza të rreme dhe shkrepi pistoletën, por fatmirësisht ajo nuk punoi.

Nga incidenti pati vetëm terror dhe panik por asnjë të lënduar. Shqiptari u neutralizua shpejt nga punonjësit e tjerqë të policisë të cilët e arrestuan menjëherë.

Por punonjësja e policisë të cilës ai i mori armën, humbi ndjenjat kur pa se 41-vjeçari iu afrua fëmijës së saj të mitur.

Mediat greke shkruajnë se Dritan M. ka qenë i dënuar më parë për rrëmbim të fëmijëve dhe kontrabandë te paligjshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *