Shqiptari tërbohet dhe kërcënon ish gruan: Të vras ty, djalin dhe veten nëse guxon… (Foto)

Uncategorized

Një burrë me origjinë nga Kosova ka qenë tërësisht normal, derisa është shkurorëzuar nga gruaja.

Më pas ai ndryshoi krejtësisht, sipas vlerësimit të ish-gruas së tij përballë gjykatësit austriak Slaëomir ëiaderek në St. Pöltner.

“Jo. Deri në shkurorëzimin tonë ai ishte krejtësisht normal. Pas ndarjes ai ndryshoi krejtësisht”, tha ish-gruaja, tani nëna e një fëmije.

“Ai më kërcënoi se do ma kthente jetën në ferr“. Në SMS ai duhet t’i ketë shkruar: “Nëse ti dhe fëmija tim shkoni te ndonjë burrë tjetër, atëherë do të vras ty, fëmijën dhe vetveten”.

Të enjten shqiptari i Kosovës duhet të përgjigjet përpara Gjykatës për akuzat kërcënim dhe lëndime trupore. Ai është përleshur me grushte në një disko në St.Pöltner edhe me ish-kunatin. Aty janë dëgjuar edhe fjalë kërcënuese, por çështja është nëse kjo vlen si provë për Gjykatësin.

Gjykimi përfundimtar do të vendoset në 28 qershor, ku ka edhe materiale të incizuara të përleshjes mes të pandehurve.

Nëna kërkon vetëm “qetësinë” e saj dhe që ai të qëndrojë larg asaj dhe fëmijës. Gjykatësi ëiaderek e pranoi kërkesën e një ndalimi kontakti mes tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *