Tentime të shumta për të helmuar Edi Ramën? Kryeministri kudo buk me vete nga frika

lajme

Kryeministrin Edi Rama po tentojnë ta helmojnë? Kjo është me sa duket, të paktën sipas mediave, situata aktuale dhe dyshimet e krijuara.
Ai duket spo lëviz kudo me ushqimin me vete dhe vetëm pak persona mund të gatuajnë për të.

Disa informacione të ardhura nga shërbimet sekrete vendase dhe shërbimet e huaja partnere, rreth një plani për helmimin e kryeministrit Edi Rama me anë të ushqimit, kanë alarmuar institucionet e sigurisë, duke mbjellë panik në Kryeministri.

Nuk dihet nëse pas këtij plasi fshihen faktorët të brendshëm apo shërbime të huaja armiqësore, por ky informacion ka vënë në lëvizje institucionet e sigurisë në Shqipëri, duke shtuar masat dhe kujdesin për ruajtjen e kryeministrit Edi Rama, mëson Pamfleti.

Ditët e fundit, në të gjitha takimet dhe vizitat jashtë Tiranës, kryeministri Rama nuk ka pranuar që të konsumojë asgjë pa u kontrolluar më parë. Sipas burimeve nga rrethi që i është besuar ruajtja e jetës së kryeministrit, ky i fundit merr me vetë ushqimin ku do që shkon nëpër Shqipëri.

Një ekip i posaçëm shoqëron kudo kryeministrin Rama me ushqimin e përgatitur në Tiranë nga e njëjta dorë e besuar.

Gjithashtu, kryeministrit i është ndaluar konsumimi i ujit apo i kafeve rastësore gjatë takimeve për shkak të frikës për mundësinë e depërtimit të faktorëve që janë të interesuar për eliminimin e tij.

Gjatë zhvendosjes së disa ditëve më parë në Fier, në kuadër të mbledhjes së qeverisë, të gjitha kanë mbetur me gojë hapur nga ekipi që shoqëronte Ramën me ushqim me vete, të përgatitur në Tiranë.

Informacionet për një tentativë për helmimin e Ramës kanë bërë që të merren edhe masa të tjera për ruajtjen e kryeministrit.

Kohët e fundit është vënë re një prani e shtuar të rojeve të sigurisë. Masat vijnë për shkak të dyshimeve edhe për skenarë të tjerë të pakonfirmuar për të eliminuar kryeministrin.

Nuk dihet ende se kush fshihet pas kësaj tentative, por një gjë e e tillë jo vetëm do të destabilizonte Shqipërinë, por mund të destabilizonte edhe Ballkanin.

Gjithsesi shtimi i masave të sigurisë dhe frika për helmimin e Ramës vjen në një kohë kur sa vjen e rritet shqetësimi për shtimin e influencave ruse në Ballkan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *