Tragjedi e madhe në Kanada, furgoni hipën në trotuar dhe godet këmbësorët

lajme

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kanada pak minuta më parë, ku disa këmbësorë janë goditur nga një furgon i cili ka hyrë me shpejtësi mes turmës.
Ngjarja ndodhi në një kryqëzim në Toronto dhe të paktën 10 njerëz mund të kenë qenë goditur.

Policia i ka kërkuar publikut të shmangë zonën ndërkohë që të gjitha ndërtesat janë evakuuar.

Mësohet se një furgon i bardhë hipi në trotuar dhe goditi tetë deri në 10 persona por u përplas me më pas me anësoret e rrugës.

Fotot e marra në vendin e ngjarjes tregojnë policinë e armatosur me pushkë dhe paramedikë që të trajtojnë njerëzit e plagosur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *