Trajneri i Real Madrid, Zinedin Zidane jep dorëheqje

lajme

Trajneri i Real Madrid, Zinedin Zidane ka dhënë dorëheqje. Ai lajmëroi një konferencë për shtyp ditën e sotme ku dha edhe lajmin. Pas një takimi me presidentin Florentino Perez, Zidane dha sot lamtumirën pasi Reali fitoi tre kampionate të njëpasnjëshëm.

“Kam vendosur që të mos vazhdoj më për stolin e Real Madrid. Kam dashur gjithmonë të flas për të shpjeguar arsyet e mia, por është një moment i vështirë. Kjo skuadër duhet të vazhdojë të fitojnë, prandaj ka nevojë për ndryshim në stol. Metoda të reja të punës, kjo është arsyeja se pse unë mora këtë vendim. E dua këtë ekip dhe presidenti, të cilit do t’i jem gjithmonë mirënjohës. Por sot është e drejtë që unë dhe ekipi të ndryshojë. Prandaj vendosa që të mos vazhdojë më”, tha Zidane në konferencën për shtyp. Kujtojmë se Reali fitoi pak ditë më parë Champions, duke mundur kështu Liverpulin 3-1.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *