“Ua futi” te gjitheve/Saimir Tahiri i hedh dorën në qafë e buzëqesh me policet në gjykatë (Foto)

Uncategorized

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili u shfaq ditën e sotme në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ku do të jepet edhe rivlerësimi i masës së arrestit, i la rreth një orë gazetarët e kameramanët duke e pritur në hyrje të derës së pallatit të tij, në Tiranë.
Teksa vijonte raportimi live nga shtëpia e Tahirit, ish-ministri u shfaq “si me magji” në gjykatë, i shoqëruar nga avokati i tij mbrojtës, Maks Haxhia.

Tahiri mësohet të ketë dalë nga pjesa e garazhit të pallatit e më pas është drejtuar, i shoqëruar nga policë, pasi vijon të jetë nën masën e arrestit shtëpiak, në derën e gjykatës.

Ai u pa i buzëqeshur, i patensionuar, shkëmbeu disa fjalë me punonjëset bukuroshe, e njërës prej tyre nuk nguroi as t’i hidhte dorën në sup, duke treguar afrimitet e jo duke i respektuar uniformën.

Në fund të fundit, i ka pasur vartëse, ka bashkëpunuar për një kohë të gjatë me to, e duket se i njeh mirë.

Më tej, ai u shfaq në brendësi të sallës së gjyqit, pranë avokatit Haxhia dhe përballë kishte prokurorët e çështjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *