Vendos bast padashje për Romën, kërkon anullimin por i refuzohet. Në fund fiton mijëra euro!

Uncategorized

Nje tifoz ka vene bast skuadren e gabuar dhe ka fituar nje shume marramendese.

Behet fjale per nje tifoz, i cili ka mundur te fitoje shifren e majme prej gabimit te bere ne veninen e bastit.

Ai ka dashur te luaje kualifikimin e Barcelones (e ka pare si menyren me te thjeshte per te fituar para) por gabimisht ka luajtur kualifikimin e Romes.

Fati ndonjehere eshte me te vertete absurd.

Ka ndodhur dje kur e pamundura ndodhi: Roma mundi Barcelonen 3-0 ne Olimpico ne ndeshjen e kthimit ne Champions League duke u kualifikuar per ne gjysemfinale, por dikush ka vene nje bast gabimisht per verdhekuqet.

Personi ne fjale ka dashur ta anulloje me pas bileten e tij sepse ka dashur te vere Barcelonen fituese nga kjo ndeshje, por ne fund e ka gjetur veten fitues me 42 mije euro me shume ne xhep.

Kete gje e ka zbuluar agjensia e basteve Just Bet Sports Bet: nje bastvenes emri i te cilit nuk behet me dije ka vene gabimisht fitoren e skuadres se Di Francescos ne nje skedine me disa ndeshje te ndryshme.

Basti i vene prej tij ka qene pothuajse 800 euro dhe ai menjehere ka tentuar ta anulloje apo ta ndryshoje skedinen e tij por ishte jashte kohes se lejuar dhe nuk ka mundur dot ta beje kete gje.

Ne fund te dites, nderkohe qe Messi ka dale nga fusha i shkaterruar moralisht, ai do te kete uleritur me te madhe “Falemunderit Roma”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *