VIDEO/ Nxënësja e fton në mbrëmjen e maturës si shoqërues, aktori e lë pa fjalë me përgjigjen e tij

lifestyle

Një maturante nga Minnesota u tregua shumë e guximshme pasi e ftoi aktorin e saj të preferuar. Bëhet fjalë për Dwayne Johnson, i cili njohet ndryshe si The Rock pas premierës “Rampage”. Në një video-mesazh të postuar në llogarinë personale në Instagram, Johnson e falënderoi studenten Kathy Kelzenberg për ftesën dhe i shpjegoi se nuk është në gjendje të merrte pjesë.

“Për fat të keq, në këtë kohë unë do të jem në xhirimet e një filmi në Haëaii. Dua ta dini se sa i lumtur jam për ju. Unë jam tifoz i jot i madh, jam i impresionuar me hijeshinë dhe besimin me rastin e ftesës. Ti e kalove zonën e sigurisë dhe mu afrove si një zonjë dhe më ftove,”- tha aktori. Pas kësaj regjistrimi, një mesazh personal i aktorit drejtuar vajzës u transmetua në radion e shkollës.

“Megjithëse nuk do të jem në gjendje të shoqërojë, unë të ftoj me miqtë dhe familjarët ta shikoni filmin tim të fundit në kinema gjatë fundjavës dhe të gjitha shpenzimet do t’i heq unë. Momente të tilla do të jenë gjithmonë pjesa më e mirë e punës sime,”- dëgjohet duke thënë ai. Gjatë gjithë kohës Kathy shihet shumë entuziaste.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *