Vjedhi përgjegjësin e postës me profil fals nga Fb, prokuroria kërkon 5 vite burg për Enertilën

lajme

Prej 7 muajsh kanë përfunduar hetimet për Enertila Beqajn, vajzën nga Maminasi e cila akuzohet se i ka zhvatur rreth 60 milionë lekë të vjetra përgjegjësit të postës.
28-vjeçarja kishte hapur më shumë se 30 profile falso të modeleve të huaja në Facebook, duke i premtuar martesë si rrjedhojë përgjegjësit të postës së Manzës, Barush Ahmataj.

Prokuroria ka kërkuar për 28-vjeçaren 5 vite burg me akuzën e mashtrimit për qëllime përfitimi, ndërsa pritet vendimi i Gjykatës e cila do të vendosë për fatin e vajzës.

Ahmetaj denoncoi 27-vjeçaren Enertila Beqaj me pretendimin se pas një lidhje dashurore të nisur në rrjetin social Facebook, ajo e kishte mashtruar me një adresë false e me premtimin për martesë, duke i marrë sende me vlerë 6 milion lekë.

Sipas tij ajo i kërkonte vazhdimisht dhurata si prova të dashurisë së tij.

Pas denoncimit policia filloi hetimin duke rënë dhe në gjurmët e vajzës. Për të mbërritur deri te shtëpia e vajzës, policisë i kanë mjaftua deponimet e Brahushit. Ai i ka treguar uniformave blu marketin ku ai dërgonte dhuratat për “nusen”e tij.

Në market u njohën me adresën e shtëpisë së Enertilës e cila ishte vetëm 500 m larg punës së Brahushit.

Burime nga policia bëjnë të ditur se Enertila në hetuesi fillimisht ajo ka shkuar e veshur me një korse dhe ka pretenduar se është shtatzënë, kuptohet që të kishte lehtësira. Por kur njerëzit e ligjit i kanë sugjeruar vizitën te mjeku gjinekolog ajo ka pranuar gënjeshtrën se ishte shtatzani e stisur. Më pas ajo ka rrëfyer historinë e dashurisë së rreme në FB.

Djalit i ka thënë se është nga Durrësi. I ka pranuar atij propozimin për tu lidhur bashkë dhe kërkesat ndaj tij. Ajo ka rrëfyer trukun e përdorur prej saj që ai të mos e merrte vesh adresën e shtëpisë ku ajo banonte se pastaj gjithçka do të dilte në shesh.

Për këtë ajo i kishte dhënë atij adresën e një marketi larg Manzës ku djali dërgonte dhuratat për të. Policia ka sekuestruar dhuratat që Brahushi i kishte dërguar asaj si fustane,çanta,bizhuteri etj. Ai fillimisht i fotografonte ato dhe pastaj ajo bënte përzgjedhjen e sendeve që i pëlqenin.

Brahush Ahmetaj ka mbetur i befasuar kur ka parë origjinalin e Enertila Beqajt, për herë të parë në mjediset e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Durrës. Ajo ishte krejt tjetër nga ajo që kishte parë në foton e FB. Ai pa se kishte të bënte me një vajzë të thjeshtë fshati, larg vajzës së kopertinave.

Kuptoi se gjithçka kishte blerë për të nuk kishte lidhje me bjondinën me tipare latine që e bëri të ëndërronte 2 vjet rresht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *